Në orën 19:20 minuta ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së dhe është drejtuar për në sheshin përpara Kryeministrisë.
I rrethuar nga deputetët e grupit parlamentar, të rinj dhe të reja dhe militantët me ovacione, kryetari ka arritur përpara selisë së qeverisë.
Edi Rama nuk ndodhet në zyrë. Ai ka shkuar në Vlorë për të inauguruar “Bypass”-in.









