-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 gjyqtarët e korruptuar, SPAK thellon hetimet

Kryesoret

SPAK i kërkoi disa ditë më parë GJKKO, që të mbyllte hetimet për 7 ish-gjyqtarët që akuzohen për korrupsion dhe evazion fiskal.

Ditën e sotme GJKKO ka rikthyer sërish dosjet në SPAK, ku u ka kërkuar këtyre të fundit të thellojnë hetimet.

 Në prillin e vitit 2020 avokati Fran Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie.

Menjëherë SPAK nisi hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtarë të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ishin kompetencë e saj dhe se u janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj. Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vetingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit