-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bregdeti i lirë”, policia “spastron” çadrat dhe shezlongët

Kryesoret

Një aksion policor në Durrës ka liruar hapësirat e plazhit publik.

Rreth 400 çadra janë sekuestruar pasi kishin zënë hapësirën publike për qytetarët. Po ashtu policia ka njoftuar se janë proceduar penalisht 5 persona.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”.

Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.

Procedohen penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit