Kreshnik Osmani ishte njëri mes shumë folësve në protestën e Sali Berishës mbrëmjen e djeshme në tubimin përpara Kryeministrisë. Por i ka ndodhur diçka e pakëndshme. I ka humbur portofoli. Në një postim në Facebook, ai ka një lutje për personin që e ka gjetur, që t’ia kthejë.
“Miq të dashur! Gjatë protestës, kam humbur portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër. Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë! Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe. Ju faleminderit” shkruan ai.