-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Protesta e para, të tjerat kanë kohë,” Tabaku lë hatër mbetjet me Berishën: Nuk mund të mungoja

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se për të protesta ka një rëndësi të veçantë dhe ajo nuk kishte sesi të mungonte.

Tabaku ka cilësuar se edhe pse nuk e përkrah Berishës ajo ka thënë se protesta ishte përtej partisë. Po ashtu ka kujtuar dhe një episod nga protestat e kaluar, ku edhe pse ishte shtatzënë dhe e helmuan me gaz lotsjellës ajo nuk u tërhoq.

Postimi i plotë i Tabakut

Shenim per nje proteste!

Do shkosh në protestë s’do shkosh në protestë! Kjo ishte pyetja që mu bë parreshtur dje. A thua se kjo protestë bëhej për të ndarë se kush ishte me partinë dhe kush me armikun. “Në fakt për këtë bëhet!”, thoshin miqtë e mi.

Po unë që s’kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë! Në protestat e demokratëve duhet shkuar. Për të tjerat ka kohë pas protestës.

Tani që jemi tek të tjerat dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta. Pjesëmarrja ishte e mirë, aq më shumë që nuk jemi në stinën më të përshtatshme për protesta të kësaj natyre, të cilat nuk shkojnë dot përtej një manifestimi partie. Nga numrat nuk mund të kërkoje më shumë, ndërsa nga çfarë u tha dhe u dëgjuar nuk mbeti më shumë se sa çfarë është thënë e dëgjuar qysh prej vitit 2013. Madje më pak do të thosha, por nuk po e them për të mos krijuar ndonjë ide të gabuar se po krahasoj protagonistë të ndryshëm.

Mbeti po ashtu e njëjta shije pamjaftueshmërie dhe përsëri sot, njësoj si pas të gjitha protestave të panumërta prej 9 vjetësh, kryeministri është po ai. Demokratët kanë nevojë për protesta, padyshim.

Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo, Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re. Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë. Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar.

Duhet mbledhur mendja për të ndryshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit