Kryeministri Edi Rama ka shprehur tronditjen e tij për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Ai është shprehur se vrasja ka tronditur themelet e demokracisë dhe se ka treguar që politikanët janë armiq dhe jo kundërshtar.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!” ka shkruar ai në Twitter.