-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit, marinsi ngatërroi shënjestër?

Kryesoret

Një autokolonë që mbante trupin e ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra dje, mbërriti sot në shtëpinë e tij në kryeqytetin japonez, Tokio, nga pjesa perëndimore e vendit ku ndodhej kur u sulmua.

Autoritetet po shqyrtojnë masat e sigurisë në vendin e ngjarjes në qytetin perëndimor japonez Nara, ku Abe po mbante një fjalim fushate kur u sulmua, dhe shefi i policisë së qytetit tha se nuk mund të mohonte se kishte probleme me sigurinë e Abe.

Turma qytetarësh ishin mbledhur jashtë rezidencës së Abe si dhe në vendin e sulmit, ku një person i armatosur qëlloi dhe plagosi rëndë ish-kryeministrin. Vdekja e 67-vjeçarit Abe, i cili mori dy plumba në qafë, u njoftua pak orë pas sulmit, pavarësisht përpjekjeve të një ekipi prej njëzet mjekësh.

Disa media, duke cituar burime policore, raportuan se autori besonte se ish-kryeministri ishte i lidhur me një organizatë fetare, të cilën ai e akuzon si përgjegjës për rrënimin financiar të nënës së tij dhe për prishjen e familjes së tij. Nuk përjashtohet që 41-vjeçari i papunë, një ish-anëtar i marinës japoneze ta ketë ngatërruar me një lider fetar.

I dyshuari, i quajtur Tetsuya Yamagami u tha hetuesve se kishte vizituar vende të tjera ku Abe kishte bërë fushatë Abe, duke përfshirë qytetin Okayama, i cili është më shumë se 200 kilometra nga Nara.

Në kohën e sulmit, Abe po bënte fushatë në Nara që do të mbahen nesër, të dielën. Kryeministri japonez Fumio Kishida deklaroi dje, të premten se përgatitjet për zgjedhjet po vazhdojnë normalisht.

Vrasja e një prej politikanëve më të njohur japonezë, tronditi dhe shkaktoi pikëllim brenda dhe jashtë vendit. Shumë persona shkuan në vendin e sulmit për të nderuar ish-kryeministrin. Më shumë se 100 persona kanë pritur në radhë mesditën e sotme për të lënë lule në një tavolinë ku ishte vendosur një foto e ish-kryeministrit të vrarë.

Varrimi i Abe do të bëhet të martën në prani të të afërmve dhe miqve, raportojnë mediat japoneze. Për momentin nuk dihet nëse do të ketë një ceremoni publike në kujtim të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit