-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fuga: Propaganda më e keqe është e fshehur në zakonet tona

Kryesoret

Nga Artan Fuga

Me Olta Murataj, ish studentja ime në master në letërsi, doktore në sociologji lauruar në Turqi, pardje te Aladini, libraria te Blloku në Tiranë, ku isha ftuar të flisja e debatonim për propagandat nga dr. Albert Gjoka, mbi bazën e librit tim NJERIU FËMIJË, botuar nga PAPIRUS.

Mos kujtoni se është aq lehtë të përballosh propagandat!

Këto infektojnë më keq se Covid 19.

Kujton se është dëshira jote për të bërë diçka në fakt je viktimë e propagandës. Kujton se është diçka e natyrshme ajo që ndodh, në fakt të është imponuar nga propaganda. Kujton se meqë e thonë të gjithë një gjë ajo qenka e saktë, në fakt të gjithë mund të jenë qorruar nga propaganda.

Kur vetë ajo që quhet mësimdhënie dhe kërkim shkencor është propagandë, atëhere gjithçka e ka marrë lumi!

Libër i vërtetë studimor është ai që çpon tollumbacen e propagandës që vetë autori ka në kokë dhe nuk e kupton.

Media – mjeti për të mbrojtur demokracinë? Dëngla propagande!

Rrjetet sociale demokratizojnë dialogun publik? Dëngla propagande!

Pushtetet janë të ndara? Dëngla propagande!

Njeriu i sotëm si pasojë e zhvillimit të shkencave është më i ditur se njëqind vjet më parë? Dëngla propagande!

etj.

Studimi i Olta Murataj mbi martesat e vajzave shqiptare me djem serb, është nga ata libra që e çpon propagandën si çpon dega e pishës tollumbacen e 1 majit!

Po, ne popullojmë me barqet e vajzave shqiptare zona rurale të prapambetura të Serbisë! Po ne lindim argatë për fushat serbe që të prodhojmë grurë që ta importojmë ne! Po, ne e braktisim vendin, serbët jo! Ne ruajmë gjuhën tonë? Jo, fëmijët e barqeve të grave shqiptare në Serbi flasin jo gjuhën e nënës! E të tjera e të tjera!

Ka ndodkush që tronditet sepse i prishet qetësia e trurit të mpirë nga propaganda? Aq më mirë!

Nxehet? Aq më mirë!

Ju shan, ju gjuan me gurë? Oh sa mirë!

Ndryshe edhe sociologjia, edhe historia, edhe pedagogjia, edhe gjuha, edhe letërsia, etj., bëhen propagandë. Llollollollollo, që i flet autori pa kuptuar se çfarë idiotizmash propagande përhap. Është viktimë e tyre dhe gjoja me shkencë infekton edhe të tjerët, sikur të ishte nga këta politikanët pesëleksha me Fuoristrada!

Ja pse e vlerësoj, e përkrah Olta Murataj për këndvështrimet e saj në librin për martesat e vajzave shqiptare me djem serbë!

Ja pse çdo studjues dhe pedagog i ri jo konformist më fashinon, më verbon me ndriçimin e tij apo të saj, ja pse e vërej, e kqyr me kujdes për të dalluar : nga i vjen energjia dhe forca për ta çarë propagandën? Sikurse kqyr njeriu speciet e rralla!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit