Dita e dytë e korrikut ishte tragjike për një familje shqiptare në Itali, që humbi djalin Alfred Voka 37 vjeç.
Aksidenti ndodhi në një kryqëzim në Varese.
Emri është publikuar dje nga mediat italiane. Shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max dhe u përplas nga një “Jeep”.
Ishte makina që i preu rrugën motorit. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.