-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për masakrën e Srebrenicës: Nuk është asgjë më pak se gjenocid

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ajo që ka ndodhur para 27 viteve në Srebrenicë nuk është asgjë më pak se gjenocid.

Ai është shprehur se dëmet e asaj masakre po vazhdojnë të ndihen dhe në ditët e sotme.

“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara.

Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit