Një nënë e re shqiptare është goditur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj teksa po udhëtonte me autobus drejt lagjes La Spezia. Ngjarja ka tmerruar kalimtarët.
Gruaja është shtruar tani në spitalin Sant’Andrea në La Spezia, dhe gjendja e saj shëndetësore është tejet e rënduar. E reja ndihet e frikësuar dhe ka kërkuar të shoh fëmijët e saj.
Mësohet se autori, Sokol Begaj, 37 vjeç, shqiptar ndodhet në qeli në burgun e Andreino, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Sokoli dhe ish-partnerja e tij patën një debat për kujdestarin e fëmijëve pas firmosje së dokumenteve të divorcit.