-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ambasada shqiptare në Athinë u kthye në zyrë elektorale të Ramës

Kryesoret

Sekretari për emigracionin në PD, Endrit Hoxha ka denoncuar një ngjarje të ndodhur në ambasadën shqiptare në Athinë, ku sipas tij PS po mban takimet elektorale.

Kjo është një shkelje e etikës dhe përdhosje e shteti, kjo sipas PD-së pasi në ambasadë janë futur flamuj të Partisë Socialiste.

Informacione të konfirmuara, ardhur në Partinë Demokratike, bëjnë me dije për organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë. 
 
Duke shkelur çdo ligj të shtetit dhe kod të etikës, zyrtarë të lartë të PS kanë kryesuar të shtunën në një takim organizativo-elektoral, brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë.
 
Futja aty e flamujve dhe simboleve partiakë është mjerim dhe përdhosje e idesë së shtetit.  
 
Përvetësimi i simboleve kombëtare, hapësirave shtetërore, dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partiake, është një rekord i zi që nuk i bën nder shtetit dhe as një PS-je normale
,” është shprehur ai.

Po ashtu PD ka ngritur një tjetër akuzë, ku sipas saj PS ka përfshirë një ushtarak Roland Berxhani, si koordinator për zgjedhjet në degën e PS në Athinë.

Përfshirja e një zyrtari, aq më shumë një atasheu ushtarak në punë partiake, cenon jo vetëm dinjitetin e Forcave të Armatosura të një vendi të NATO-s, por ul kredibilietin e ambasadës dhe shtetit shqiptar te bashkatdhetarët tanë atje.
 
Kthimi i Ambasadës në zyrë me aneks të Partisë Socialiste është një atentat tjetër që partia në pushtet i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë
,” ka përfunduar Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit