-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenarët e makthit për naftën

Kryesoret

Gjendja e tregut të naftës dhe energjisë në muajt e fundit është e paprecedentë në histori, me situata të ndryshme që nga pandemia dhe recesioni global e deri te lufta në Ukrainë që veprojnë si faktorë të paqëndrueshëm për parashikimet.

Parashikimet janë plotësisht të paparashikueshme, pasi përmenden skenarë që variojnë nga 380 dollarë në rastin më ekstrem deri në një kthim në nivelet 45 dollarë. Skenari i parë lidhet me ndërprerjen e plotë të furnizimit me naftë ruse, ndërsa i dyti, me naftën e lirë, ka të bëjë me krijimin e një mjedisi recesioni të fortë global.

Sipas vlerësimit të “Fitch Solutions”, çmimi i naftës Brent në vitin 2022 do të jetë mesatarisht 105 dollarë për fuçi, me vitet pasuese duke rënë gradualisht në 100 dollarë në 2023, 88 dollarë në 2024 dhe 85 dollarë në 2026.

“Citi”, nga ana e saj, parashikon një rënie të ndjeshme të çmimeve vitin e ardhshëm, me argumentin se do të arrijë në 65 dollarë deri në fund të 2022. Arsyeja për këtë, sipas raportit është se do të ketë një recesion të madh global dhe ulje të investimeve në tregun e naftës.

Megjithatë, ka një skenar edhe më “optimist”, me fuçinë 45 dollarë, por kjo do të thotë se ekonomia botërore do të ketë hyrë në vorbullën e një recesioni të gjatë.

Por “Goldman Sachs” bën vlerësime krejtësisht të kundërta dhe pretendon se deri në fund të vitit do të arrijë deri në 140 dollarë. Në të njëjtin linjë është edhe “UBS” e cila parashikon se çmimi do të ruhet në zonën e 125 dollarëve edhe për një vit.

Në parashikimet nuk mungojnë skenarët ekstremë, të cilët lidhen me pasigurinë e përgjithshme të shkaktuar në mbarë botën nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë. “JP Morgan” parashikon se çmimi i naftës do të kalojë 300 dollarë dhe mund të arrijë edhe 380 dollarë për fuçi. E njëjta parashikon edhe një çmim të gazit natyror prej 200 euro për MWh, nëse Rusia ndërpret plotësisht furnizimin me Evropën Perëndimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit