-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baza ushtarake në Porto Romano, PD thirrje NATO-s: Rri larg aferës korruptive të Ramës

Kryesoret

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka denoncuar nismën e qeverisë për të ndërtuar një bazë ushtarake të NATO-s në Porto Romano.

Ajo ka sqaruar se PD i mbështet nismat e bashkëpunimit me NATO-n, por në projektin e Ramës, ku porti ekzistues do të spostohet është pjesë e një afere të madhe korruptive.

“1-Ky spostim bëhet pas një marrëveshje të Edi Ramës me El Amar, president i një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’i dhënë kësaj kompanie, në kundërshtim me çdo rregull, 1 milion metra katror territor të portit ekzistues të Durrësit. Sipas Ramës ky do të jetë truall për ndërtime si në Dubai City. Kjo marrëveshje, në të cilën dyshohet se kryeministri, dhe politikanë të tjerë shqiptarë, kanë interesa direkte, është jotransparente dhe korruptive. 

2- Gjendja aktuale e forcave të armatosura të Shqipërisë ka probleme tejet serioze, të cila lidhen para së gjithash me pagat e ulëta të ushtarakëve, mos investimin në infrastrukturë dhe buxhetin tejet të ulët të kësaj qeverie për ushtrinë. Kjo në kundërshtim me standardet e NATO-s.

3- Edi Rama ka një qëndrim të hapur antidemokratik ndaj lirisë së shtypit, të padenjë për kryeministrin dhe qeverinë e një vendi anëtar të NATO-s. Organizatat më prestigjioze të lirisë së medias, kanë dënuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin e tij. OSBE ka theksuar në një deklaratë të para pak ditëve se liria e medias është e lidhur direkt me sigurinë. Pozicioni i Shqipërisë sa i takon medias është përkeqësuar vitin e fundit me 20 vende. 

4 – Shqipëria është sot njëri nga prodhuesit kryesor të kanabisit në botë. Sivjet parakaloi në prodhimin dhe trafikun e kësaj droge, Indinë dhe Iranin. Perveç kësaj, Shqipëria është rrugë kryesore e trafikut të heroinës nga lindja drejt Europës. Ajo po bëhet çdo ditë e më shumë qendër e rëndësishme e trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Pavarësisht nga kjo gjendje tejet problemetike me prodhimin dhe trafikimin e drogës, Edi Rama ka përgatitur dy ligje të rrezikshme për vendin:  

-Ligjin për legalizimin e kanabisit, gjoja për qëllime mjekësore, dhe;
-Ligjin për amnistinë fiskale, për legalizimin kryesisht të parave të drogës dhe krimit, me të cilat ai përkeqëson edhe më tej problematikat e lidhura me drogën dhe trafikun e saj dhe rrezikon sigurinë e Shqipërisë dhe të Aleancës, për shkak të bashkëpunimit potencial të grupeve te trafikantëve me grupet terroriste.

Partia Demokratike shpreh edhe një herë, mbështetjen e plotë për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me të.” ka deklaruar Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit