-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kthyen parukerinë në “shtëpi bari”, arrestohen dy “skifterët” shqiptarë në Angli

Kryesoret

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi janë kapur me drogë. Fillimisht shqiptarët Ardit Bytyçit dhe Anolit Domi kishin marrë një pronë me qëllimin për të hapur një Parkeri, por shumë shpejt ata e shndërruan atë në një ‘shtëpi bari’.

Ata u arrestuan gjatë një operacioni të policisë angleze pak muaj më parë ndërsa dy shqiptarët mohuan çdo përfshirje në kultivimin dhe rritjen e kanabisit. Policia ka sekuestruar telefonat ku u gjetën foto që komprometonin dy shqiptarët. Sipas prokurorëve anglezë, Bytyçi ka luajtur rolin kryesor në zhvillimin e ‘shtëpisë së barit’. Shqiptarët u kapën në befasi teksa ata ishin duke çmontuar pajisjet e fermës së kanabisit ndërsa një furgon i priste jashtë.

27-vjeçari Bytyçi dhe shqiptari tjetër 24-vjeçar fillimisht mohuan akuzat por kur dolën në gjyq ndryshuan deklaratat e tyre. Sipas avokatëve mbrojtës Bytyçi, pa precedent të mëparshëm penal ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ka kërkuar avokat për ta ndihmuar në çështjet e emigracionit.

“Ai ka hyrë ilegalisht këtu duke u përpjekur të bëjë një jetë më të mirë, por tani do të duhet të kthehet në Shqipëri”, është shprehur gjykatësi. Ndërsa sa i përket 24-vjeçarit Domi ai kishte marrë para borxh dhe ishte përfshirë në trafikun e kanabisit për t’i shlyer ato.

Ndërkaq, prokurorët anglezë dyshojnë se shqiptarët mund të jenë të lidhur me një rrjet më të gjerë të trafikut të drogës.

27-vjeçari Bytyçi u dënua me gati 2 vjet burg ndërsa Domi afërsisht me 1 vit heqje lirie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit