-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe: BE po përgatit takimin Kurti-Vuçiç

Kryesoret

Bashkimi Evropian është duke u angazhuar për ta organizuar një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Dhe, këtë takim nuk do ta organizojë sa për sy e faqe, por për rezultate konkrete, me shpresën që të mbahet para pushimeve verore.

Siç shkruajnë mediat serbe, qarqe të afërta me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell thonë se takimi do të mbahet vetëm nëse të dyja palët pajtohen për datën dhe agjendën.

“Po punojmë që të organizojmë një takim ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivelet më të larta. Kjo mund të ndodh kur të dyja palët pajtohen për datën, agjendën, si dhe për arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme”, citohen të kenë thënë njerëz të afërt me zyrën e Borrellit, raporton mediat serbe.

Është nënvizuar gjithashtu se BE nuk dëshiron të organizojë një takim të tillë sa “për sy e faqe”, pa aspektin e arritjes së një marrëveshjeje. Po ashtu, sipas raportimit, takimit të niveleve të larta politike duhet t’i paraprijë një rund i ri bisedimesh nga kryenegociatorët, të cilët duhet të përgatisin terrenin për marrëveshjen ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Burimet diplomatike të Tanjugut në Bruksel kanë thënë se mbesin me shpresë që një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit do të ndodh para pushimeve të verës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit