Gjatë një mbledhje që zhvilloi në selinë e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se miku i ngushtë i George Soros shkruan artikuj për Ramën nëpër botë.
Ai tha se Rikardo paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes Soros-it.
“Çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e tyre. Ndaj kërkohet që, verë është kjo, nuk po them që të mos merrni pushime. Se keni fëmijë. Por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi për t’i dhënë përgjigjen më të merituar.
Rikardo Hausman, miku i ngushtë i George Soros është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka. A e dini që ky shkruan artikuj. Ky zotëri shkruan artikuj “Mrekullia e Edi Ramës”, nëpër botë. Dhe paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë përmes George Soros. Burime të tjera më kanë deklaruar se paratë janë të taksapaguesve shqiptarë, 8 mln, 7 mln. I njëjti ishte me Sri Lankën”, tha Berisha.