Në mbledhjen e sotme me krerët e degëve të Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se përgjegjësia është e opozitës, pasi në rast se ajo do të ishte në lartësinë e duhur, sot Edi Rama do të ishte në burg i dënuar.
“Vjedhje dhe shpërdorime nga ky regjim monist. Sa do të lejojmë ne që të vidhen, të varfërohen në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë, ne jemi përgjegjës. Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur, në misionin e vet, Edi Rama s’do të ishte kurrë sot në pushtet, do të ishte në burg për vjedhjen që ka bërë.
I dënuar ndoshta edhe 50 vjet duke i mbledhur së bashku. Kjo është e vërteta. Ky është realiteti. Ne kemi humbur kohë, por duhet t’ju jemi mirënjohës qytetarëve të cilët dëshmuan se janë për opozitë të vërtetë dhe u përgjigjën me besimin se ne jemi opozitë e vërtetë, ne do t’i mbrojmë interesat e tyre”, shkruan Berisha.