Komisioni i Ekonomisë diskuton kthimin e dekretit të Presidentit Meta për “Butrintin”, aktivistët e shoqërisë Civile protestë jashtë Kuvendit. Ata shprehen se nuk janë lejuar të jenë pjesë e mbledhjes së Komisionit.
Nga ana tjetër, kryetari i këtij Komisioni, Eduard Shalsi është shprehur se është sjellja e tyre e papërshtatshme që po i mban jashtë.
Po ashtu deputeti Spaho ka thënë se kjo mbledhje është me dyer të hapura dhe duhet patjetër që shoqëria Civile të jetë prezentë.
“Duke pasur parasysh që mbledhje e komisionit janë të hapura për publikun mendoj që ai grup duhet të merrte pjesë. Vendimi që keni marrë s’më duket i drejtë. Mendoj që edhe mund t’i dëgjonim. Këtu kemi dëgjuar edhe grupe studentore…” ka thënë ai.