-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

250 policë rrethojnë Pultin dhe Shalën me dronë dhe GPS, zbulohen parcelat me kanabis

Kryesoret

250 efektivë policie janë angazhuar për të kontrolluar zonën e pyllëzuar dhe jo vetëm në Pult dhe Shalë në Shkodër duke zbuluar 4200 bimë kanabis. Kontrollet janë bërë me 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së. Gjatë orëve të fundit, operacione janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. 

“Shkodër-Operacion masiv antikanabis, i koduar “Pulti”. Operacioni, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Drejtorinë e Luftës kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prej 48 orësh, në njësitë administrative Pult dhe Shalë, të bashkisë Shkodër, po vijon operacioni në të cilin janë përfshirë 250 forca policore, të cilat po përdorin 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë që ka në dispozicion DVP Shkodër.

Në instruktazhin e forcave policore, para fillimit të operacionit, ishte i pranishëm Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, i cili u kërkoi përgjegjësve të grupeve të kontrollit që të tregojnë kujdes, të marrin masa sigurie për efektivët dhe nëpërmjet koordinatave të verifikohen të gjitha vendet ku ka dyshime që mund të jenë kultivuar bimë narkotike.

Gajtë operacionit janë kontrolluar 85 koordinata të evidentuara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe kontrolli me dronët e Policisë së Shkodrës.

U asgjësuan rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë. 

Operacioni është në vijim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit