Njësitet speciale e krimit në Bosnje-Hercegovinë kanë arrestuar shtatë persona në zonën e Sarajevës dhe Neumit, mes tyre edhe Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës Naser Kelmendi.
Sipas raportimeve, përveç Kelmendit, janë arrestuar edhe Ajlin Ahmiq dhe Anel Sejfovic, si dhe katër persona të tjerë
Operacioni, në të cilin marrin pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës njoftoi se është kryer një operacion i koduar “Rez”, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personave të caktuar të cilët janë të lidhur me disa vepra kriminale.
“Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.