-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati/ Alibeaj: Shpenzimet e larta, qytetarët do marrin pushkën! Llagami: Do kenë avokat

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami për hartën e re gjyqësore.

Aliebeaj i drejtoi disa pyetje Llagamit, duke i kërkuar llogari për shpenzimet që do të kenë qytetarët për shkak se ata do të duhet të shkojnë shumë larg për një çështje penale.

Kryetarja e KLGJ-së tha se me kostot e familjeve nuk merret institucioni që ajo drejton, por tha se do të ketë edhe zyrë të ndihmës juridike.

DEBATI

Alibeaj: Një qytetari që shkon në gjykatën e Pukës, shkon të zgjidhë konfliktin  e vet, sot harxhon X lekë. Nesër me hartën e re, do niset nga Puka calë calë, do shkojë në Shkodër, do marrë një avokat të shtrenjtë, po do hajë, do flejë…Kjo është llogari që nuk ka të bëjë me buxhetin familjar, por me aksesin në drejtësi. Nëse është një shumë e papërballueshme, nuk do bëjë padi, por do marrë pushkën për të bërë drejtësi.

Llagami: 15 qytetarë janë sot në Pukë dhe KLGJ nuk ka pse të bëjë sot analizë, sepse kjo është detyrë e ekzeëkutivit. Ajo që duhet të bëjmë ne, jemi tek aksesi në drejtësi. Tek gjykata e Pukës do të hapet një zyrë e ndihmës juridike.

Bushka: Nuk mund ta ndërprisni kur zonja flet. Pyetjet i bëtë.

Alibeaj: E ka për detyrim të përgjigjet

Bushka: Jo për gjithë hënë dhe yjet që bëni ju këtu

Alibeaj: Kur thashë një qytetar të Pukës, është vetëm për një. Më llogarit të gjithë qytetarët e nën gjykatave që do të harxhojnë lekët.

Llagami: KLGJ nuk merret me kostot familjare. Palët do kenë avokat, do ofrohen shpenzime sipas ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit