-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përfundo blerjen”, Twitter dërgon në gjykatë Elon Musk

Kryesoret

Twitter ka paditur miliarderin Elon Musk në një përpjekje për ta detyruar atë të zbatojë marrëveshjen e tij për të blerë kompaninë e mediave sociale. Padia, e paraqitur në Gjykatën e Kancelarit të Delaware të martën.

Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai – për dallim nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit – është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

Marrëveshja tani ka të ngjarë të drejtohet për një betejë të gjatë gjyqësore për të përcaktuar nëse Twitter mund ta detyrojë Musk të mbyllë marrëveshjen dhe të bëhet pronar i saj, ose të paktën ta detyrojë atë të paguajë 1 miliard dollarët e përcaktuar si tarifë për ndarje në marrëveshjen fillestare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit