Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi do të vizitojë nesër (të enjten) Tiranën.
Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ai do të vizitojë ‘Bypass-in e Vlorës’, një projekt i financuar nga BE-ja dhe do të mbajë një konferencë për shtyp rreth orës 19:30 me CEST.
Më 14 korrik, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE Oliver Várhelyi do të jenë në Mal të Zi për Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi.
Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri i Malit të Zi Abazović dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 11:45.