Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është në mbështetje të protestës së avokatëve të të gjithë vendit, që janë ngritur kundër hartës së re gjyqësore.
“Protestë e avokatëve para KLGJ-së kundër hartës së re gjyqësore anti-ligjore të Edi Ramës.
Mbështetje të plotë grevës së avokatëve të Shqipërisë me anë të së cilës ata po mbrojnë ligjin dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë” tha ai.
Sot avokatët protestuan përpara KLGJ-së, bojkoti vazhdon prej gati një muaji.