-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bardhi luftoi që “djalli” të shante Bashën”, Balla: Berishës po i vjen fundi!

Kryesoret

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla u treguar i ashpër gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se deputeti i PD-së Gazment Bardhi bëri çmos që Berisha të merte fjalën në Kuvend që të shante ish-kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.

Balla gjithashtu tha se Berishës po i vjen fundi dhe se është dështimi i SPAK që ai ngre krye.

“Sot djalli ngriti përsëri kokën, sa kohë që drejtësia nuk po vepron siç duhet. Keqardhje për foltoren e Kuvendit, për Kuvendin e Shqipërisë, që djalli sot ngriti krye.Djalli ka një numër të konsiderueshme dosjesh dhe ende nuk është thirrur për asnjë prej tyre.

Djalli erdhi i bëri gjyqin drejtësisë. Turp i madh! Nëse i referohemi vitit 2021, janë zbatuar urdhra arresti për ministra te mazhorancës. Dështim i SPAK është qe djalli e merr nëpër gojë. Luftoi Gaz Bardhi që djalli të merrte fjalën qe t shante Bashën. Saliu mori fjalën dhe foli për pallatin e Lulit.

Djallin do e heqim, punë ditësh. Sali Berisha është një person që akuzohet për korrupsion, këtu ende SPAK kërkon prova. Djalli guxoi të shkonte deri në atë pikë sa të sulmonte biblën, non-grata i mori emër për emër të gjithë drejtuesit të institucioneve të drejtësisë duke përjashtuar vetëm zotin Kraja…

Sot djalli ngriti përsëri kokë sa kohë që drejtësia nuk po bën detyrën e vet. Mori emër për emër ata, familjarët e tyre, njësoj sot dhe 30 vite me radhe. Keqardhje për Kuvendin e Shqipërisë që djalli përsëri ngriti krye keqardhje edhe për prokurorinë speciale anti-korrupuison.”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit