Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, akuzoi qeverinë se është e përfshirë dhe zhytur në disa afera korrupsioni.
“Çfarë hetimi ka bërë kjo drejtësi? Edi Rama hoqi rentën për pasuritë natyrore duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare të Shqipërisë. Ku shkoi? Në xhepat e oligarkëve.
Në aferën e djegësave, Erion Veliaj vazhdon sikur nuk ka ndodhur gjë dhe cdo ditë disbursohen 80 mijë euro për këta hajdutë. Cila drejtësi është kjo? 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar, 30 mln euro km, 40% më shtrenjtë se në tunelin e Kalimashit.
Çfarë u bë me zyrtarin që kërkoi 500 mijë euro për drejtësi, nuk e di kush ishte Sadushi apo Metani, se ata i hidhnin fajin njëri tjetrit. Pyeteni pak zonjën e KLGJ-së, pse e mban sekret vettingun e Sadushit, Pupos dhe atij tjetrit në gjykatën e Lartë? Të tre ata e kanë vendin pas hekurave. Po ata janë ushtarë të partisë” tha ai.
Pasi mbaroi kohën, Berisha nuk pranoi që të ulej, por drejtuesja e seancës Ermonela Felaj e kërcënoi. “Zoti Berisha uluni, koha juaj 10 minuta ka mbaruar. Lirojeni foltoren. Ndryshe do të zbatoj rregulloren nëse zbatoni rregulloren. Lironi foltoren”.
“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërsisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qenë është dhe mbetet fuqimisht një forcë pro-atlantike e vërtetë.
Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëherë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh.
Unë e përshendes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme em Elemanin të përvetësimit të 1000 metra katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me anagzhimin e NATO në Porto Romano.
Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.
Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshëndes.
Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtisë kur ke damkën e një megakorruptori e një persekuoti të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjtihçka për të lartë paratë e krimit” tha Berisha.