-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku janë “peshqit” e mëdhenj? SPAK bën bilancin: Konfiskuam mbi 70 mln euro

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend raportin për punën e bërë për vitin 2021. E ndërsa të gjithë presin goditjen te politikanët e korruptuar, Kraja evidentoi bilancin pozitiv te pastrimi i parave, ku theksoi se janë konfiskuar mbi 70 mln euro pasuri.

Rezultatet janë rritur. Prioritet ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë regjistruar procedime të shumta, hetime dhe goditje ngas bashkëpunimi me partnerët.

SPAK ka pasur 15 prokurorë për vitin 2021, 13 oficerë të policisë gjyqësore. Në shtator të 2021 filluan punën 28 hetues të BKH-së. Janë gjithsej 54 punonjës. Gjatë vitit 2021 kemi vlerësuar dhe implementuar rekomandimet e kuvendit.

Për pastrim parash janë hetuar 25 persona, janë dënuar 11 dhe janë konfiskuar pasuri me vlerë mbi 70 mln euro. Kemi vepruar në tre drejtime për pastrimin e parave.

Kemi verifikuar 316 materiale pasurore, kemi bërë 14 kërkesa për konfiskim dhe 4 janë konfiskuar” tha ai. Më tej, Kraja tha se struktura nuk është ende me plotë me 20 prokurorë. “Nuk u plotësua kërkesa për 20 prokurorë. Aktualisht janë 17 prokurorë” tha ai.

Për politikanët dhe zyrtarët e lartë, Kraja tha vetëm një fjali “Janë kryer hetime të suksesshme dhe janë deklaruar fajtorë gjyqtarë, prokurorë, drejtues të lartë të zgjedhur në pushtetin lokal dhe administratën politike”.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit