-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëllezërit “skifterë”, çfarë gjeti policia në shtëpinë pas arrestimit? (EMRAT)

Kryesoret

Arteus Muhaj, dhe vëllezërit Emiljano Malaj, Mikel Malaj si dhe Griseld Mandreja janë arrestuar ditën e djeshme nga polica e Fierit për një seri vjedhjesh në dyqane dhe biznese.

Ata ata prej 4 vitesh banonin në një shtëpi me qira në lagjen “8 shkurti”. Dyqane me rroba firmato, celularësh dhe bizhuterish kanë qenë bizneset që peshkonte banda e hajdutëve.

Në dy ditë e fundit ata kishin mundur të vidhnin 3 dyqane.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10 korrik 2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj. Po në këtë ditë, kanë vjedhur bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S. Dy ditë më vonë, përkatësisht më 12 korrik, ata kanë tentuar të vjedhin dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit