Marigona Osmani, vajza 18-vjeçare në Kosovë ka gjetur vdekjen pasi është torturuar nga bashkëshorti dhe shoku i tij. Autorët Dardan Krivaça, i akuzuar për përdhunimin deh shoku i tij Arbër Sejdiu kanë dalë sot para gjykatës.
Ata kanë deklaruar para gjykatës se ndihen të pafajshëm për ngjarjen e rëndë.
“Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”, tha ai.
Shoku i tij, Arbër Sejdiu ka mohuar akuzat duke thënë se është i pafajshëm.
“E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranojë fajësinë”, deklaroi ai para togave të zeza.
Në fotot e seancë gjyqësore ai është fotografuar i veshur me jelekë antiplumb dhe shoqërohej nga forca të shumta policie.