-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve! PD nxjerr fakte të reja: Kompania që lidhet me Arben Dervishajn

Kryesoret

Partia Demokratike denoncoi sot fakte të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve. Deputeti Belind Këlliçi deklaroi se “kemi informacione të besueshme se një tjetër kompani, “Ave Consulting” me bashkëpronar Arben Dervishaj është e përfshirë”.

Ai tha se rastin do ta denoncojnë në SPAK. Dervishaj është supervizorin e landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit. Ai është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Deklarata e plotë e PD-së

Pas skandaleve të reja të publikuara ditët e fundit në lidhje me “Aferën e Shekullit”, atë të inceneratorëve, pas publikimit të kompanive fantazëm që bëjnë evazion fiskal me qindra milionë euro, pas faktimit të përdorimit të të moshuarve që jetojnë në azil, atyre që janë të pastrehë, barinjve që jetojnë në Greqi dhe madje përdorimit makabër të personave që kanë ndërruar jetë, duke i vjedhur atyre identitetin dhe duke qarkulluar e vjedhur miliona euro në emër të tyre, sot po publikojmë disa fakte të reja.

Të nderuar shqiptarë,

Duhet të dini se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet “Ave Consulting”.

Sot po publikojmë dy dokumenta autentike. E para është kontrata e mbikqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649,440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.

Pra, të nderuar qytetarë duhet të kuptoni se është pikërisht kjo kompani, “Ave Consulting”, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që në 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në Korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional.

“Ave Consulting” është një emër që shumica prej jush nuk e ka dëgjuar kurrë. Bashkëpronar i saj është Albert Dervishaj, sipas informacioneve të shumta të Partisë Demokratike, me siguri një presta nome i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit