-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I nxehti përvëlues, mijëra njerëz evakuohen në Evropë

Kryesoret

Temperaturat e larta në Evropë, kanë bërë të evakuohen mijëra njerëz. Në shtetet si: Portugali, Spanjë, Francë dhe Marok mijëra njerëz janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre për shkak të temperaturave ekstreme të cilat kanë arritur deri në 45 gradë celsius.

Këto temperatura kanë përfshirë edhe Afrikën Veriore. Gazeta e përditshme “The Guardian”, raporton se një person ka vdekur ndërsa 135 kanë pësuar dëmtime të lehta. Ndërkohë kujtojmë se disa vatra zjarri kanë përfshirë të gjithë Evropën.

“Kjo nuk është një situatë shumë normale dhe është serioze në të gjitha aspektet. Zjarret e vazhdueshme vijnë pesë vjet pas zjarrit shkatërrues në komunën qendrore të Pedrógão Grande, i cili vrau 66 njerëz dhe la qindra të plagosur dhe shkatërroi 30,000 hektarë pyje. Gjatë një vizite te zjarrfikësit e lënduar në Lisbonë të enjten, presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, këmbënguli se kishte pasur përmirësime të rëndësishme në parandalimin e zjarrit vitet e fundit”, tha meteorologia e IPMA, Patrícia Gomes.

Të shumtë kanë qenë zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje, për të ndihmuar banorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit