Bledar Jambelli dhe Marsel Bashimi janë arrestuar nga autoritet greke pas një vrasje të ndodhur në janar të këtij viti në një furre buke në rrugën “Ermou”, ku plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.
Po këta persona janë menduar se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e komisar Artan Cuku në afërsi të banesës së tij.
Autoritet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin nga Greqia pas prej kohësh të dy personat janë shpallur në kërkim. Ende nuk dihet nëse autoritet grek do ti përgjigjen kësaj thirrjeje.
Por këto dy ngjarje të rënda nuk janë të vetmet krime të bëra nga këta persona.
Bledar Jambelli, 42 vjeç alias Rikardo Muho alias fals Xristos Xamkidis është arrestuar në 16.12.2018 ne Greqi për “mosbindje” dhe “armëmbajtje pa leje” por është liruar në 2019. Ai rezulton me precedentë penale në Greqi gjithashtu për “mashtrim”, “vjedhje”, “shkelje të ligjit mbi emigrantet”. Njëherë ai ia ka dalë të arratiset nga një komisariat policie në Greqi. Në Shqipëri Jambelli ka qenë i arrestuar për një vrasje në Vlorë të ndodhur në 2012. Në vitin 2006, po në Vlorë, ai është arrestuar për dy vrasje dhe një plagosje, por ka arritur që të dalë nga qelia.
Marsel Bashimi, 35 vjeç alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita është arrestuar si pjese e një grupi kriminal për vjedhje dhe grabitje, kryesisht ne mjetet e transportit publik. Ai reaulton të jetë hetuar më parë për “shkelje te ligjit mbi emigrantet” dhe “falsifikim”, i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një gjeorgjiani që punonte si shpërndarës porosish. Në Shqipëri , Bashimi është arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhune të një 20-vjeçareje në Lazarat.