-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja e Abazoviçit me serbët, vëllai: Punoj me partneren e kryeministres

Kryesoret

Në maj të këtij viti një grup i doktorëve hapën Spitalin Gjeneral “Biocell Hospital” në Beograd. Sipas mediave serbe, vëllai i kryeministrit Dritan Abazoviç, Xhihan Abazoviç është pronar i spitalit në të cilin punon edhe partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabiç, Milica Gjurgjiç shkruan Blic.

Xhihan Abazoviç, që me profesion është mjek, ka konfirmuar se Milica Gjurgjiç, është e punësuar në spital si shefe e repartit të Radiologjisë.

Ai tha se ishte i befasuar me shkrimet e mediave dhe senzacionin që i është dhënë se vëllai i tij Dritan Abazoviç është kryeministër në shtetin fqinj dhe partnerja e kryeministres Brnabiç është shefe e Radiologjisë.

Xhihan Abazoviç, ka thënë se spitali është rezultat i punës së gjatë të gjashtë apo shtatë njerëzve. Ai ka shtuar se ka pasur një spital në Zemun në vitin 2015 por që është mbyllur për shkak të spitalit të ri që është hapur në pjesën e Beogradit të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit