Ultësira perëndimore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa vranësirat e lehta do të jenë të fokusuara në zonat malore. Por në orët vijuese vranësirat e pakta do të shfaqen pjesërisht edhe në zonat e ulët. Bregdeti dhe pas mesdite do të vijoj të dominohet nga kthjellimet.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.
Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Vlerat e larta barike që po mbizotërojnë në territorin e Kosovës do të sjellin në orët e para të ditës mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Por sërish pasditja do të sjelli kalime të pakta vranësirash të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.