-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim takon KLP-në: Ecni përpara dhe mos u ndikoni

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e KLP-së. Nëpërmjet një  postimi në Twitter, Kim shprehet mbështetjen e SHBA për KLP dhe forcimin e sistemit gjyqësor duke përzgjedhur prokurorë me integritet dhe standarde të larta.

Kim shkruan se KLP duhet të vijojë punën pa ndikime dhe japin rezultate reale për reformën në drejtësi. Kryediplomatja amerikane thekson zbatimin e reformave që janë të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Takimi me Këshillin e Lartë Prokurorisë për të përforcuar mbështetjen e fortë për misionin e tyre, që është forcimi i sistemit gjyqësor përmes përzgjedhjes së prokurorëve që janë kompetentë dhe kanë integritet; vlerësimi i prokurorëve; dhe zbatimi i standardeve të larta.

Shpresojmë që KLP do ta bëjë punën e tij në një mënyrë që të mos ketë ndikime të panevojshme, të fitojë besimin e publikut dhe të japë rezultate reale për reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku për të zbatuar reformat që njerëzit meritojnë dhe që janë të nevojshme” shkruan Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit