-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 negociatorë/ Rama në krye të delegacionit që niset drejt BE-së

Kryesoret

Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë, pasi më në fund u zhbllokua procesi për hapjen e negociatave, që do të vuloset ditën e martë në Bruksel. Delegacioni shqiptar do të niset që të hënën.

Delegacioni do të përbëhet nga 15 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me BE, kryesuar nga Kryeministri dhe ministrja e Jashtme, që do të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u ulur përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut kjo tryezë do të jetë vetëm shprehje e vullnetit nga Bashkimi Europian pasi për t’u ulur në tryezën teknike të negocimit më parë duhet të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese që dikton propozimi francez që mori votëbesimin e Parlamentit të këtij vendi këtë të shtunë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit