Disa detaje të reja kanë dal nga aksidenti i ndodhur në Jalë, ku gomonia ka goditur çiftin e turistëve shqiptarë.
Mësohet se gomonia ka dal nga ujë dhe ka goditur çiftin. Djali është në gjendje më të rëndë dhe ka dëmtuar brinjët dhe kokën. Sipas informacioneve paraprake ata janë goditur nga pjesa ballore e gomones.
Gjergji Priftuli, drejtuesi i gomones është arrestuar nga policia. Çiftin pushuesve janë shtetasi A.S 31-vjeç dhe E.GJ, 25 vjeçe, të cilët ishin në breg.