Operacioni për kapjen e Rafael Caro Quintero, bosi më i madh i drogës në Meksikë, ka dështuar.
Helikopteri “Black Hawk”, që i përkiste forcave të armatosura meksikane është rrëzuar dhe rreth 14 persona kanë ndërruar jetë.
Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador shkroi në Twitter se helikopteri u rrëzua pak para uljes, pasi mbështeti ata që kryen kapjen e Caro Quintero. Ai tha se përplasja do të hetohej.