-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koka sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e sekuestros së pasurisë

Kryesoret

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar sërish pranë Gjykatës së Lartë heqjen e sekuestros së pasurisë.

Kjo është hera e dytë që Koka dorëzon rekurs për pasurinë, më herët ai kërkoi që të lirohet kantina e verës “Skëndërbeu” dhe disa pronave të cilat përdoreshin nga kantina, por GJL e rrëzoi deri në përfundim të hetimit.

Këtë herë ai ka kërkuar zhbllokimin nga sekuestro të katër 4 pronave, të bllokuara me urdhër të SPAK si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij, për rastin e inceneratorit të Fierit.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, për inceneratorin e Fierit, ish ministrit Koka, SPAK i sekuestroi katër pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 1.2 milion eurove, shumë e cila përkon me abuzimet që Koka dyshohet se ka përfituar në mënyrë abuzive për koncesioni  e inceneratorit të Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit