-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5pyetjet.al” zbulon prapaskenat/ Dy ambasadorë bojkotuan Ramën, po Yuri Kim?

Kryesoret

Largimi i dy ambasadorëve, Gjermanisë dhe Francës dje nga takimi konsultues që kishte thirrur qeveria për amnistinë fiskale bëri xhiron e mediave.

Elizabet Barsacq dhe Peter Zingraf u ngritën nga karrigia sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën për të vazhduar më “dushin e ftohtë” për diplomatët dhe partnerët që e kanë kritikuar projektligjin për amnistinë fiskale.

Por përtej asaj që u pa në takim, tërhoqi vëmendjen edhe mungesa e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Por a ishte e ftuar? “5pyetjet.al” kontaktoi fillimisht ministrinë e Financave që organizoi tryezën.

Nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë pasur ftesë të gjitha ambasadat dhe dhomat e tregtisë që operojnë në vend” tha në përgjigjen për “5pyetjet.al”.

“5pyetjet.al” kontaktoi edhe zyrën e shtypit të ambasadës amerikane që konfirmoi se selisë diplomatike amerikane në Tiranë ftesa i kishte shkuar. “Kishim ftesë dhe kishim përfaqësim tek tryeza” tha ambasada amerikane.

Përfaqësues kishte, por nuk dihet përse jo në nivel ambasadori. Ndoshta axhenda, si justifikimi që dhanë dy ambasadorët e tjerë.

Kryeministri ishte i ashpër mbi të gjitha me kritikat e dhomave të tregtisë. Pa i përmendur me emra konkretë, në mënyrë indirekte mes të “shigjetuarve” ishte edhe Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaçe, i cili sapo doli projektligji është shprehur qartë se “ky draft i amnistisë fiskale krijon konkurrencë të pandershme dhe rrit rrezikun për pastrim parash”.

Por përse nuk ishte dje në tryezë, për t’ia thënë këto vërejtje kryeministrit përballë? “5pyetjet.al” e kontaktoi zotin Jaçe, i cili tha se “kishim ftesë, por duke qenë se e morëm dy ditë para, për arsye logjistike nuk isha. Por ishte i pranishëm kryetari i komitetit ligjor”.

Më tej, nuk pranoi që të komentonte “revanshin” e kreut të qeverisë shqiptare. Rezerva nuk ka vetëm Dhoma Amerikane e Tregtisë, por edhe Brukseli dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, por Edi Rama u shpreh dje i vendosur për të vijuar përpara.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit