-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Kryesoret

Ndërron jetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, pas një sëmundje të rëndë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh,” shkruan në njoftim Ambasada gjermane në Tiranë.

Ish ambasadori gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Ndërsa detyrën e ambasadorit në Shqipëri e mori përsipër për herë të parë më 1 gusht 2019, si pasardhës i Susanne Schütz në ambasadën gjermane në Tiranë. Që prej fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë 1987, Zingraf ishte ambasadori i 11-të në radhë të ambasadorëve gjermane në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit