Për atentatin në Fushë-Krujë të ndodhur ditën e sotme, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili e cilësoi si krim horror dhe ekzekutim mafioz.
“Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj.
*Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Sipas deshmitareve qe kane pa TMERR me sy thone se;autoret kane qelluar me bresheri te dy automatikeve ne ecje paralel te makinave duke i lene te vdekur ne vend shoferin dhe posagjerin,pasi jane larguar per disa metra kane pa nga pasqyra qe nje person i tret doli nga makina e viktimave,atehere jane kthyer serish dhe e kane qelluar edhe personin e 3 per vdekje,dhe aty kane djegur edhe makinen,ndersa policia e rilindjes ka qene disa metra me tutje duke soditur krimin dhe gjobitur qytetaret! Nuk dihet roli i saj ne kete masaker por vendi i zgjedhur nga vrasesit flet vet. Viktimat e krimit horror jane D. Vata, B. Martini, B. Hoxha”, shkruan Berisha.