Tre persona dyshohet se kanë mbetur viktima të një atentati të ndodhur mesditën e së dielës në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës.
Mësohet se në atentat janë përfshirë shoferi dhe 2 pasagjerët.
Është zbuluar identiteti i një prej viktimave në atentatin e Fshë-Krujës, ku bëhet fjalë për Diklen Vata, 30 vjeç, nga Laçi.
Në vitin 2017 ai është kapur në Tiranë me kokainë.