Dy familje në Tiranë janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Sherri nga nisur për arsye banale dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur viktimat. Një 22-vjeçar, i nxitur dhe nga familjarët e tij ka kërcënuar një 37-vjeçar në shtëpinë e tij.
Pas ndërhyrjes së policisë janë gjendur disa sende të forta dhe një pistoletë.
“Vihen në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt.
Sekuestrohet një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Nuçi Naçi”, kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë,” ka njoftuar policia.