Mesditën e sotme një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët në fshatin Peshtan të Fierit.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapësira me drithëra.
Banorët e fshatit kanë qenë të parët që kanë arritur duke tentuar të shuajnë zjarrin me lopata dhe mjete rrethanore, më pas arritur zjarrfikësja.
Në të gjithë vendin janë disa vatra aktive.