-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi “gumëzhin” nga të arrestuarit për “Bana King”: Po “luhet” dinjiteti i 20 burrave

Kryesoret

Në gjykatën e Durrësit vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 20 punonjësit e portit që u arrestuan për kontejnerin me banane të “Bana King” të kompanisë “Zico” të Trifon Muratajt, pasi dyshohet se brenda ka pasur kokainë.

Prokurori Afrim Shehu ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit. Njëri prej avokatëve kërkoi që përpara se të vendosej për fatin e të arrestuarve, të njiheshin me aktet.

Fakti që arrestimi është bërë në një kohë kur avokatët ishin në grevë, duam të njihemi me aktet. Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe nuk mund të bëjmë një seancë rutinë” tha njëri nga avokatët.

Gjyqtari i seancës Paulin Çera vendosi të shtyjë për një orë seancën për t’i dhënë mundësi avokatëve të njohin aktet, e më pas seanca do të rifillojë.

Të arrestuarit janë;
Jurgen Gjeçi
Armand Murataj
Gentian Halili
Azgan Zeka
Skender Plaku
Adi Qevanaj
Kastriot Duçka
Mentor Dyrmishi
Klaudio Lala
Shpëtim Hajdin
Andra Xhevara
Adem Brasha
Veiz Kuçi
Rajd Bleta
Ali Bajrami
Gjergj Doraci
Shefqet Elezi
Profit Tola
Altin Mahmutaj
Nazmi Allgjata

Por çfarë ndodhi?

Kontejneri erdhi në datë 8 korrik me itinerar nga Kolumbia, Spanjë, Itali dhe në fund në Durrës. Gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët u konstatua një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontejner mungonin arka me banane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit