Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nisi fjalën në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening), pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Në fjalën e tij u shpreh se në shqyrtim do të preken çështje me rëndësi si cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, shëndetësia dhe mbrojtja e të dhënave personale.
“Kemi pritur për kohë të gjatë. Kemi një mjet të rëndësishëm për metodologjinë e rishikimit që mund ta nxisë këtë projekt me shpejtësi për ta bërë më të besueshëm, më dinamik. Ky proces shqyrtimi që fillojmë sot është hapi i parë dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë, sic është grupimi i kapitujve. Duam të fillojmë punën tonë jo nga fillimi, kemi kryer shumë punë vitet e kaluara në kontekstin e MSA. Vitet e kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit të BE, kemi raportuar mbi reformat.
Procesi që fillojmë sot është për të gjithë punën e mirë që kemi bërë së bashku dhe dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë për rrugën tuaj drejt BE. Le të fillojmë duke thënë se ky proces është mundësi e mirë për ju që të bëjë një vetëvlerësim të politikave dh legjislacionit për të parë sa afër jeni me standardet e BE në cdo fushë. Mezor pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i diskutimeve tona dhe do na sjellë afër drejt qëllimit të përbashkët të anëtarësimit tuaj. Shqyrtimi do na ndihmojë për çështje që kanë rëndësi për njerëzit në jetën e përditshme.
Do prekim çështje të ditës, cilësinë e ajrit, ushqimit, ujit, kapacitetin e sektorit shëndetësor, mbrojtjen e të dhënave personale. Procesi i anëtarësimit është transformues dhe një kuptim i përbashkët. E gjitha kjo do të vijojë në rrugë e sipër. Do të kemi investime në tregti siç është transporti që do të ketë mundësi të reja për bizneset. Procesi i anëtarësimit do të shihet dhe si program reforme. Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë e të shpejtë”, tha Varhelyi.