Mbrëmjen e djeshme një grup deputetësh të PD-së, që nuk janë bashkuar me Sali Berishën, por që kundërshtojnë edhe Lulzim Bashën duke pritur vendimin e Apelit, u mblodhën për të diskutuar të ardhmen në prag të zgjedhjeve lokale që janë në prag. “5pyetjet.al” zbardhi një pjesë të diskutimeve. Ndërkohë që debati ka qenë i gjatë, mbi 4 orë dhe përplasja e ideve dhe mendimeve nuk ka arritur në një pikë bashkuese.
Pjesë nga diskutimet në mbledhjen e deputetëve të PD-së
Lefter Geshtenja: Mbledhjen e kam incuar së bashku me Flamurin, për të folur hapur, për të pirë një kafe, dhe për të diskutuar me njeri tjetrin, të ardhmen e grupit, dhe çfarë shkon mirë apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bashën, për shkak se disa kolegë ma vendosën kusht që nëse do të ishte Basha, ne nuk do te vinim ketu.
Helidon Bushati: Padyshim pjesë e Partisë Demokratike do duhet të jetë gjithkush që ka kontribuar dhe ka dhënë për këtë forcë politike, madje e kemi hapjen nevoje urgjente. Padyshim që ne si grup do duhet të jemi të hapur ndaj cdo demokrati, ndaj çdo kontribuesi në cdo nivel. Por një gje duhet ta themi qartë dhe të jemi të vendosur, e kjo është për të mirën e Partisë Demokratike. Duhet të shkëputemi nga çdo sinjal dhe të jemi të qartë se askush nga ne nuk luan lojën apo është pro rikthimit të Lulzim Bashës, në krye të PD-së. Padyshim ai ka kontribuar, do duhet të vazhdojë të jepje kontributin e tij, por kapitullin për drejtimin e saj e ka mbyll me dorëheqjen e tij. Në kushtet kur në opinionin publik perceptohemi me pa të drejtë si deputetë të Lulizm Bashes mendoj që secili nga ne duhet të shprehë qëndrimin e tij në lidhje me aspiratat për rikthim në krye të PD te Lulzim Bashes. Grupi duhet të krijojë fizionominë e tij si grup dhe të fillojë një aksion të koordinuar politik kundër qeverisë dhe Ed Rames. Për këtë ka nevojë që të kalojmë nga një grup parlamentar që është pak a shume i sheshtë në një grup normal parlamentar, me sistem piramidal që të koordinojë dhe organizojë punën e grupit dhe aksionin politik.
Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimmarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit këtu, për shkak se nuk jam me Sali Berishën, sepse Shqipëria nuk ka të ardhme me Berishën.
Dhurata Çupi: Mbledhja e grupit bashkë dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon është shumë e mirë si ide. Kemi kaluar një vit të vështirë politik me dilema me veten. Debate me ndërgjegjen a po bëjmë më të mirën me këto qëndrime. Dhe jemi përballur shumë me keto qëndrime. Një gjë jam e bindur që kështu siç jemi deri sot nuk jemi mire si grup. Të flasim hapur dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ne bëjmë opozitë të vazhdueshme në Kuvend të gjithë dhe duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në vazhdim.