-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Ju kërkoj ndjesë shqiptarëve për gabimet e bëra

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë shqiptarëve për gabimet e bëra gjatë qeverisjes së tij. Gjatë ceremonisë së ngritjes simbolike të flamurit të Evropës në ambientet e Kryeministrisë, me rastin e çeljes së negociatave, Rama tha se ndihet krenar që është pjesë e rrugëtimit evropian të vendit dhe shtoi se gabimet e bëra prej tij nuk burojnë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.

“I falënderoj sot me përulësinë më të thellë sot të gjithë shqiptarët që me përulësinë e tyre më bën pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi.

Ju kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, ato që di apo nuk di, duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve.

Nga thellësia e shpirtit ju them sot të gjithëve se kurrë nuk kam qenë më i bindur dhe më i motivuar për ta fituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë evropiane”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit